Antony Blinken është zyrtari i parë i kabinetit të administratës Biden që viziton Azinë Qendrore, një rajon i ish-republikave sovjetike që Moska e konsideron nën ndikimin e saj.
New York Times raporton se udhëtimi i tij në Kazakistan dhe Uzbekistan ka qenë një goditje e drejtpërdrejtë diplomatike në Moskë.
Vendet e tjera në rajon, kanë kërkuar të mbajnë një qëndrim neutral ndaj luftës së Rusisë për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike, të sigurisë dhe diplomatike me Moskën.
Si Kina ashtu edhe Rusia janë partnerë kryesorë tregtarë për Kazakistanin.
Blinken pranoi se kishte pasoja të vështira të luftës që po ndiheshin nga shumë kombe.
“Pak rajone janë prekur më shumë se Azia Qendrore, duke përfshirë Uzbekistanin“, tha ai, duke vënë në dukje rritjen e çmimeve për ushqimin dhe energjinë.
Qëllimi i përgjithshëm i udhëtimeve ishte të theksohej mbështetja amerikane për Ukrainën, tashmë më shumë se një vit në luftë.
Top Channel