Britanikja që jeton në Australi prej 11 vjetësh pret deportimin pas falimentimin të biznesit, edhe pse peticioni i mbrojtjes arrin 20,000 (fotot)

01/03/2023 16:22

Një grua britanike që ka jetuar in Australi prej 11 vitesh përballet me dëbimin pas mohimit të vizës sepse punëdhënësi i saj ka shitur biznesin ku ajo punonte.

36 vjeçarja Belinda Checkley, e cila ka ardhur fillimisht në Australi si turiste në 2012 ra menjëherë në dashuri me qytezën bregdetare të Byron Bay.

Pasi punoi disa muaj në bare të rastit, Checkley studioi për ‘catering’ para se të niste punën e saj në shtetin turistik të New South Wales ku më pas u bë menaxhere bari.

Por në vitin 2018, ndryshimi i pronësisë së vendit të punës solli anulimin e vizës së saj.

Megjithse më shumë se 20,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që britanikja të mbetet në Australi, ministri i emigracionit Andrew Giles nuk pranon të ndërhyjë duke thënë se gruaja pret deportimin brenda një jave.

Zonjusha Checkley dhe partneri i saj Julian, i cili është australian, përballen tashmë me zhvendosjen jashtë vendit teksa viza e gruas skadon kësaj jave.

Ajo thotë se kishte ndërtuar jetën e saj në Byron Bay dhe se nuk ka asgjë në Britani.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë, i mbushur me sakrifica personale, emocionale e financiare, për të punuar me sistemin australian të emigracionit”, thuhet në peticionin e gruas.

Gjashtë vjet pasi jetonte në Australi, në 2018 asaj iu tha se kërkesa e vizës ishte refuzuar pasi avokati i emigracionit që e kishte plotësuar për të nuk kishte bërë dokumentet korrektësisht.

Në të njëjtën kohë zonjusha Checkley u prek nga një tragjedi personale pasi partneri i saj i mëparshëm kreu vetëvrasje.

“Kjo është një eksperiencë që do të mbetet me mua përgjithmonë. Por mbështetja që kam marr nga miqtë, familjarët e komuniteti është një dëshmi se ky vend është shtëpia ime”.

“Unë kam ardhur këtu në Byron Bay, si turiste në të 20-at, dhe nuk u largova më kurrë, si shume britanike te tjere. Tani jam 36 vjeçe dhe po përpiqem të nis një familje me partnerin tim që është rritur këtu”.

“Nuk kam asgjë jetë në Britani, përveç kujtimeve të largëta”.

Mediat vendase krahasonin rastin e saj me atë të familjes Murugappan nga Sri Lanka që jetonin në Australi prej një dekade por iu mohua viza prej ndryshimit të punëdhënësit.

Në shumicën e rasteve vëmendja e mediave ka detyruar autoritetet të lejojnë familjet të qendrojnë.

FOTO GALERI
1/4
36 vjeçarja Belinda Checkley, e cila ka ardhur fillimisht në Australi si turiste në 2012 ra menjëherë në dashuri me qytezën bregdetare të Byron Bay.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA