Brenda pallatit luksoz të fshehur në pyll ku dyshohet se jetojnë Putin, e dashura gjimnaste dhe fëmijët (foto)

01/03/2023 19:08

Të fshehur nga pjesa tjetër e rusëve, duket se në këtë vilë luksoze Vladimir Putin dhe e dashura e tij ish-gjimnaste Aina Kabaeva jetojnë si një car e carina me fëmijët e tyre, thuhet në një investigim të ri.

Raportimi i grupit mediatik Proekt thotë se jeta sekrete e presidentit bëhet në pyllin e Valdai, ku Kabaeva ka vilën e saj të luksit rreth 300 km në veriperëndim të Moskës.

Fëmijët besohet se janë nën moshë – prandaj dhe grupi Proekt thotë se nuk jep informacione mbi trashëgimtaret e mundshëm të presidentit.

“Por ne do t’ju tregojmë ku fshihen ata”, thotë publikimi, duke shtuar se Putin, dhe Kabaeva, kanë disa fëmijë së bashku.

Në investigim gazetarët e Proekt kanë përcaktuar mjaft të dhëna për lidhjen e rusit më të dashurën, dhe pasuritë e tyre të mëdha që dyshohen se kanë akumuluar, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Rezidenca Valdai është e rrethuar nga impjante banimi VIP dhe ruhet nga forca speciale të sigurisë, teksa disa foto të reja tregojnë për herë të parë ambjentet e brendshme të strofkës së fshehtë.

Raporti thotë se rezidenca mbretërore Valdai nisi ndërtimin pak pas ardhjes së Putin në pushtet, teksa lideri besohet se e kishte kërkuar të stilizuar si Shën Petersburg dhe me luksin e carëve të mëparshëm.

“Në vitin 2013, Putin u divorcua zyrtarisht nga [ish-zonja e parë] Ludmila, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga Valdai. Dhe këtu në fakt ai solli të dashurën e tij të re [Kabaeva], thuhet në raport.

Aty shtohet: “Ai më vonë ai ndërtoi një vilë të drunjtë për Kabaeva e fëmijët e saj, disa qindra metra larg shtëpisë së florinjtë. Ndërtimi i shtëpisë së Kabaeva nisi në 2020, ndërsa në 2021 u ndërtua dhe një mol barkash pranë shtëpisë së saj”.

“Aty mund të nisesh nga kanali ujor drejt një pallati madhështor, me një tokë më shumë se 20 hektarëshe”.

“I vendosur në distancë të njëjtë nga shtëpia e  Putin dhe Kabaeva, gjendet një qendër e madhe trupore me klinika e masazhe balte, me sauna dhe pishina të gjera”.

Hetimet thonë se në rezidencë shihen shpesh fëmijë.

“Në vitet 2020 e 2021, një pistë e vogël garash me makina u ndërtua në rezidencë, së bashku me një park lojrash për fëmijë”, thuhet në raport.

Pretendimet mbështeteshin me imazhe satelitore ku shiheshin ndërtesat dhe ambjentet pranë vilës.

Raporti shton se Kabaeva ka një grup të madh ndihmësash që kujdesen për çdo nevojë të saj, disa prej të cilëve të afërm që marrin rroga të majme.

Raporti shtonte: “Masa gjigante e kësaj rezidence tregon për statusin e veçantë të këtij personi. Ajo është si një mbretëreshë e pakurorëzuar e Rusisë, bashkëjetuesja e fshehtë e Presidentit Putin dhe nëna e fëmijëve të tij.

FOTO GALERI
1/7
Raportimi i grupit mediatik Proekt thotë se jeta sekrete e presidentit bëhet në pyllin e Valdai

Top Channel