32 persona raportohen të vdekur dhe 85 janë plagosur pasi dy trena u përplasën në luginën e Tembit pranë Larisës.

Hetimet vijojnë për ngjarjen, ndërsa tashmë po jepen deklarime në Drejtorinë e Policisë së Larisës për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.

Raportohet se shumica e të vdekurve janë studentë ose të rinj që ktheheshin nga karnavalet.

Ndërkohë në Spitalin Universitar janë transferuar trupat e 9 personave dhe 48 të plagosurve, prej të cilëve dy janë të intubuar në terapi intensive dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Pamjet nga spitalet e Larisës, ku u dërguan dhjetëra të plagosur pas aksidentit tragjik në  luginën e Tembit janë të tmerrshme.

 

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA