Ministri i Transportit në Greqi, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë e cilësuar si një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj.

Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës.

Si pasojë 40 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra janë plagosur, prej të cilëve 6 ndodhen në gjendje kritike për jetën. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA