Është bërë publik gjatë spektaklit të sotëm të BBV zarfi i zi që ka rritur kuriozitetin jo vetëm të banorëve brenda në shtëpi por edhe të publikut jashtë.

Pas situatës së shkaktuar si pasojë e një loje brenda në shtëpi, ku Kiara gjatë një momenti u shpreh se nuk po ndihej mirë e po i merrej fryma, ndërsa Luizi nuk i lejoi asaj hapësirë, BBV solli një zarf të zi brenda në shtëpi.

Në zarf thuhej se nga ky moment askush nuk mund të thyejë më rregullat, askush nuk mund të shkelë më të drejtat e njeriut dhe ky është ultimatum final. Ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother për çdo banor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA