Fokusi ndërkombëtar është i madh sot mbi Kosovën, e sidomos raportet e saj me Serbinë të cilat kanë pushtuar vëmendjen e kancelerive europiane dhe të SHBA-së që kërkon një zgjidhje të ngërçit shumë vjeçar, sidomos tani në sfondin e agresionit rus në Ukrainë dhe rrezikut për destabilitet në rajonin e ballkanit.

Rëndësia që po i jepet këtyre raporteve u pa qartë edhe me jehonën e bërë në mediat ndërkombëtare takimit të një dite më parë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku palët ranë dakord për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Reuters e theksoi që në titull këtë fakt, edhe pse citoi deklaratën e Joseph Borell se ka nevojë për më shumë bisedime. Francë 24 shkruante se “krerët e Serbisë dhe Kosovës zhvillojnë bisedime teksa presioni për marrëveshje rritet.

“Serbia dhe Kosova mbështesin planin e diplomacisë së BE-së”, është artikulli tjetër i publikuar në “FoxNews”, ndërsa takimi i Kurtit e Vuçiçit u pasqyrua edhe nga Bloomberg. “Serbia dhe Kosova janë më afër marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan media prestigjoze.

Në kryeqytetin belg, dy liderët ranë dakord se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian, që shërben si kornizë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Borell sqaroi pas takimit se ata e pranuan propozimin e BE-së për zbutjen e marrëdhënieve të tensionuara prej kohësh, ndërsa tani, sipas shefit të diplomacisë europiane, do te lipsen negociata të mëtejshme për zbatimin e ujdisës, e cila mund të arrihet deri në fund të marsit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA