Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare për dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja nga Serbia. Numri një i qeverisë po ashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim.
“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”, tha Kurti.
Kryeministri tha se nuk ka mundur ta publikojë planin franko-gjerman më herët për shkak se kjo ishte kërkesë e negociatorëve, si dhe i ftoi të gjithë që ta lexojnë e analizojnë atë pas publikimit.
Kurti ka thënë se palët ndërmjetësuese të dialogut janë të përkushtuar që gjatë muajit mars të ketë marrëveshje për propozimin.
Top Channel