Aleksandar Vuçiç i dha tone dramatike deklaratës së tij mëngjesin e sotëm lidhur me zhvillimet e një dite më parë në Bruksel.

“Luftuam për të ardhmen e Serbisë, paqen dhe vazhdimin e investimeve”, ishte pohimi i presidentit serb që shtoi më vonë se do t`u përgjigjet atyre që i cilësoi si manipulime e gënjeshtra të shpërndara nga “luftëtarët e tastierave’”.

“Po analizoj atë që ka ndodhur. Ne luftuam sa më shumë në kushte të vështira, luftuam për të mbajtur betimin dhe  Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të Serbisë. Për ne nuk ka Serbi tjetër, e kemi, do ta ruajmë dhe do ta mbrojmë”, ka shkruar ai, ndërsa shtoi se në raundin e ri të dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka insistuar në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas Prishtinës zyrtare, Kosova është treguar e gatshme të firmosë “Marrëveshjen bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, por nënshkrimi sipas saj është refuzuar nga Serbia.

Për profesorin e  Universitetit të Grazit dhe njohës i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, draft marrëveshja, tashmë e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza.

Eksperti thotë se publiku serb qëllimisht nuk është përgatitur për një marrëveshje. Rreziku i parë sipas tij është që Vuçiç të bëjë rolin Gjukanoviçit, i cili e paraqet veten si mbrojtësin e vetëm për të mbajtur gjallë marrëveshjen, përndryshe e djathta ekstreme merr frerët.

Dhe tjetra, vazhdon Bieber në një seri komentesh të njëpasnjëshme në Twitter, me një paqe të ftohtë dhe pa një zgjidhje përfundimtare, Vuçiç mund të vazhdojë pa shumë ndryshime qëndrimin drejt Kosovës, duke përshkallëzuar tensionet e duke krijuar një krizë të rreme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA