Pranimi i planit franko – gjerman nga Kosova në takimin e 27 shkurtit është pasuar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Albin Kurti ka heqë dorë nga njohja e ndërsjellë e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas PDK-së, edhe më shumë paqartësi zgjon pika e 11-të e planit.

Plani i Bashkimit Evropian e sidomos preambula e tij është shqetësuese për Lidhjen Demokratike të Kosovës që thonë se me dakordësim për këtë plan Kosova ka degraduar në dialogim.

Ndërkaq është vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që e ka mbështetur Kurtin në pranimin e planit evropian. Ku ky i fundit duke iu përgjigjur partive opozitare ka thënë se nuk ka hequr dorë nga asgjë e pika 11 duhet të rinegociohet.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, vlerëson se plani evropian nuk i sqaron tërësisht implikimet shumë çështje që duhet të qartësohen para se të finalizohet Plani i Zbatimit.

Më ndërmjetësimin e BE-së, Kosova e Serbia edhe pse u pajtuan, dështuan të nënshkruajnë marrëveshje për planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, këtë do të provojnë të bëjnë përsëri me 18 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA