Policia moldave ka arrestuar disa persona pas përleshjeve me qindra protestues nga partia pro-ruse Sor, të cilët u përpoqën të hyjnë me forcë në selinë e qeverisë.
Pas përleshjeve, një pjesë e turmës u drejtua për në bashkinë e Kishinaut, kryeqyteti i Moldavisë. Këtu guvernatori i rajonit Orhei, Dinu Turcanu, i partisë Sor, iu drejtua turmës duke kërkuar që qeveria të ndihmojë popullatën përballë rritjes së çmimeve të energjisë.
Protesta, me demonstrues të ardhur nga i gjithë vendi, u organizua nga Lëvizja Popullore, e cila bashkon organizata të ndryshme, përfshirë partinë Sor. Qeveria nga ana tjetër akuzon lëvizjen, dhe në veçanti SOR, se duan të “destabilizojnë” Moldavinë.
Ndërkohë Rusia, së shpejti pritet të miratojë një ligj që e cilëson”rusofobinë” një krim
mësohet se projektligji përputhet me kërkesën e Presidentit Vladimir Putin për të vendosur dënime për ata që diskriminojnë rusët jashtë vendit. Prokuroria ruse ka propozuar ndërkohë që krimi i rusofobisë mund të klasifikohet si një formë e ekstremizmit.
Top Channel