11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga 492 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga të infektuarit, 6 raste janë në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Durrës.
Janë 147 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,756 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 28 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 492
Testime totale 2,040,176
Raste pozitive 333,501
Raste të shëruara 329,756
Raste Aktive 147
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 120
Fier 7
Vlorë 4
Shkodër. 4
Berat. 3
Lezhë. 3
Durrës. 3
Korçë. 2
Kukës. 1
Top Channel