“The Best FIFA Football Awards”, shpallen fituesit, “mbreti” është Lionel Messi

27/02/2023 23:06

Paradë “yjesh” të futbollit në Paris, ku u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”.

Kishte shumë çmime për t’u rrëmbyer, por, kuptohet, në qendër të vëmendjes është çmimi “Lojtari më i mirë” për të cilin janë në garë Karim Benzema, Kylian Mbappé dhe Lionel Messi.

Lionel Messi mposht dyshen franceze

Lionel Messi është “Lojtari më i mirë i FIFA-s” për vitin 2022. Argjentinasi, kampion bote në Katar 2022, sikurse pritej mposhti konkurrencën e Karim Benzemasë dhe Kylian Mbapesë: “Është kënaqësi të jem këtu dhe të fitoj – tha ai -. Falënderoj të gjithë lojtarët dhe trajnerin e Argjentinës. Kjo është një çmim grupi. O Zot, kam mundur të fitoj Kupën e Botës! Falënderoj familjen time dhe argjentinasit që e kanë përjetuar ashtu siç e kemi përjetuar ne Kupën e Botës. Një puthje për fëmijët e mi që po më shikojnë.”

 

Alexia Putellas ” Lojtarja më e mirë”

Infantino rikthehet në skenë. Çmimi “The Best FIFA – Best Female Female” shkon për Alexia Putellas. “Ylli” i Barcelonës përsërit suksesin e sezonit të kaluar.

 

Formacioni më i mirë për meshkuj

Top-11 për meshkujt përbëhet nga: Courtois, Hakimi, Cancelo, Van Dijk, De Bruyne, Modric, Casemiro, Messi, Mbappé, Benzema, Haaland.

 

Formacioni më i mirë i femrave

Top-11 i FIFA-s për femra përbëhet nga: Christiane Endler, Lucy Bronze, Maria Leon, Leah Williamson, Wendie Renard, Alexia Putellas, Keira Walsh, Lena Oberdof, Alex Morgan, Sam Kerr, Beth Mead.

Tifozët e Argjentinës marrin “Çmimi më i mirë i tifozëve të FIFA-s”

“Çmimi më i mirë i tifozëve të FIFA-s” shkon për tifozët e Argjentinës. Në skenë u ngjit një mbështetës i kampionëve të botës me një daulle.

Lionel Scaloni, “Trajneri më i mirë”

Fabio Capello i dhuron Lionel Scalonit çmimin “The Best FIFA – Best Men’s Coach”.

“Është një çmim që vjen falë lojtarëve dhe është i rëndësishëm. Falënderoj 26 lojtarët për suksesin në Kupën e Botës. Faleminderit federatës argjentinase që më dha mundësinë për të fituar një Kupë Bote. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të shohësh njerëzit e vendit tënd të lumtur. Djemtë luajtën dhe fituan për ta – deklaroi Sclaloni. – Këtë çmim ia dedikoj familjes sime”, përfundoi ai.

Emiliano Martinez “Portieri më i mirë”

Julio Cesar i dhuroi Emiliano Martinezit çmimin “Portieri më i mirë”: “Të gjithë e dinë historinë time dhe përgatitjen e madhe që bëra duke fituar Kupën e Botës në moshën 36-vjeçare. Të qenët argjentinas dhe ngritja e Kupës së Botës ishte e pabesueshme. Falë familjes sime, Aston Villas dhe Argjentinës, kam arritur ëndrrën e jetës sime. Kur njerëzit më pyesin se cilët janë idhujt e mi, gjithmonë mendoj për babanë dhe nënën time. Ata janë idhujt e mi”,  – tha Martinez.

Mary Earps “Portierja më i mirë”

Didier Drogba i dhuroi anglezes Mary Earps çmimin për “Portierja më e mirë”: “Faleminderit atyre që më votuan. Jam e nderuar”,  – tha ajo.

Çmimi “Puskás” shkoi  për Marcin Oleksy

Alessandro Del Piero i dorëzoi çmimin “Puskás, goli më i mirë i vitit”, Marcin Oleksy-t, sulmuesit pa një këmbë që shënoi një gol të jashtëzakonshëm me roveshatë  në ndeshjen mes Warta Poznan-Stal Rzeszow./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA