NASA vjen me një mision të ri, planifikon të eksplorojë planetin Uran

27/02/2023 13:46

NASA ka kohë deri në vitin 2024 për të vendosur se cili do të jetë misioni i saj i ardhshëm i madh hapësinor.

Komunitetet shkencore tashmë kanë filluar të dorëzojnë propozimet e tyre. Zgjedhja e parë për momentin është planeti Uran, planeti më i “panjohur” në sistemin diellor. Kjo për shkak se shkencëtarët dinë shumë pak për këtë planet, i cili është katër herë më i madh se Toka.

Kanë kaluar 30 vjet që kur anija kozmike Voyager 2 bëri foto të saj. Urani përfundon orbitën e tij rreth Diellit çdo 84 vjet Tokë.

Dimri në planet zgjat 21 vjet, temperatura arrijnë -371 gradë Celsius. Në fakt, shkencëtarët besojnë se në sipërfaqen e tij mund të ketë një oqean nën akull dhe për rrjedhojë mundësi për ekzistencën e jetës.

Komuniteti shkencor arriti në përfundimin se ky duhet të jetë misioni tjetër i madh që NASA do të duhet të miratojë deri në vitin 2024. Në veçanti, ai i propozon NASA-s që të dërgojë një sondë në Uran, e cila do të depërtojë në atmosferën e tij të panjohur dhe një anije tjetër kozmike që mund të vihet në orbitë rreth planetit për të paktën pesë vjet. Buxheti për misionin do të kalonte 2 miliardë dollarë.

Rikujtojmë, se së fundmi roveri Curiosity i NASA-s ka gjetur prova se në rajone të ndryshme të Marsit ka pasur liqene. Agjencia amerikane e hapësirës raportoi zbulimin e teksturave të shkëmbinjve të valëzuar, duke sugjeruar se shenja të mëdha uji ekzistonin në një zonë që shkencëtarët kishin menduar se do të ishte më e thatë.

“Kjo është dëshmia më e saktë e ujit dhe valëve që kemi parë në të gjithë misionin”, tha një nga studiuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA