Kosova e Serbia të hënë përfundimisht do t’i japin përgjigje planit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve.

Nën pritjen e diplomatëve evropian, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet edhe të nënshkruajnë këtë plan.

Në Kosovë, Kurtit i bëhet thirrje të bëjë një gjë të tillë, pasi shihet si zgjidhja e vetme.

Njohja reciproke ligjore që e ka kërkuar Kosova nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje, por që sipas Arifit, Kurti këtë duhet ta trajtojë më pas.

Plani franko-gjerman po ashtu parasheh edhe zotimin e Kosovës e Serbisë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani në Bruksel, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për të cilën Kurti ka gjashtë kushte, megjithatë njohësit thonë se edhe kjo është marrëveshje e kryer dhe nuk duhet ta pengojë nënshkrimin e planit.

Nënshkrimin e planit franko-gjerman e ka kundërshtuar Partia Social Demokratike ku me një aksion para objektit të Qeverisë e ka cilësuar si marrëveshje të fshehtë për asociacionin.

Para takimeve të 27 shkurtit, Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë kërkuar nga Kosova e Serbia konstruktivitet në bisedim, duke ua bërë të qartë palëve se me këtë plan bazë lehtësohet rruga e tyre euroatlantike dhe përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.

Tutje, ndërkombëtarët u kanë rikujtuar shteteve edhe marrëveshjet e mëhershme, duke u bërë thirrje për zbatim të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA