Kompeticioni i skive nën tërheqjen e kuajve, përfshin qytezën amerikane (fotot)

27/02/2023 19:29

Qindra njerëz ishin mbledhur sot për të ndjekur skuadrat e kuajve e skiatorëve në garën 350 metra ta gjatë me gunga, kthesa e porta, në pistën e Maine, SHBA.

Aktiviteti i njohur nga vendasit si ‘skijoring’ bazohet në rrugetimin e skiatorëve të tërhequr nga kuaj që konkurojnë për të fituar çmime në mallra ose para.

Organizatorja Mary Haley, tha se gara mund të duket zbavitëse por është mjaft e vështirë:

“Pista është 350 metra e gjatë ku kalorësi dhe skiatori alpin duhet të kryejnë kërcime, të kalojnë mes portave të caktuara dhe në fund të kapin një unazë”.

Konkurentja Sydney Blain, merr pjesë edhe si skiatore edhe si kalëruese.

“Ne në fakt jemi vetëm në kërkim të emocionit, sapo deshëm të provonim diçka të re unë bashkë me kalin dolëm nga pista, pastaj e kuptova që ai donte ta bënte vetëm drejt dhe shpejt”, tha ajo.

“Është shumë bukur. Ka pak presion në fillim se ke vetëm dy mundësi, edhe spektatorët janë shumë të përfshirë. Pista me detaje të larmishme e bën t’ia vlejë udhëtimi për këtu. Por duhet treguar kujdes për vete dhe për kalin tënd, se ndryshe nuk mund ta shijosh”.

“Nganjëherë kali sikur të del jashtë kontrolli prandaj duhet pasur kujdes me ta”, shtoi Sidney.

FOTO GALERI
3/9
Organizatorja Mary Haley, tha se gara mund të duket zbavitëse por është mjaft e vështirë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA