Mbrëmjen e kaluar, “Vëllai i Madh” përgatiti një ambient të dedikuar vetëm për vajzat e shtëpisë, të cilat u argëtuan dhe zhvilluan disa lojëra.

Në lojën e pyetjeve dhe dënimeve, Keisi duhet të zgjidhte tre meshkuj të shtëpisë, “me kë do të martoheshe, kë do të puthje dhe kë do të eliminoje”. Nëse nuk pranonte të përgjigjej, sfida ishte të puthte një djalë në buzë.

Pa u menduar shumë, konkurrentja zgjodhi këtë të dytën, duke iu afruar Kristit, por duke theksuar se puthja do të jetë për sfidë.

Keisi: Është sfidë

Kristi: Si nuk është puthje e vërtetë? Nuk jap unë puthje kot.

Menjëherë më pas, Keisi iu afrua duke i dhuruar puthjen në buzë djalit që pëlqen, ndërsa banorët e panë me entuziazëm këtë moment.

Që kur u bë pjesë e shtëpisë, Keisi ka shfaqur pëlqim me Kristin, ndërsa konkurrenti i ka kushtuar asaj kohë dhe vëmendje, duke u shkëputur disi nga banorët e tjerë.

Ndonëse më herët, Kristi ka folur për një marrëdhënie që ka lënë jashtë, në spektaklin e të martës, tregoi se nuk ndjen më për të dhe dëshiron të vazhdojë njohjen me Keisin.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA