Pas incidentit të ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ku profesori dhe politikani Petraq Milo u dhunua nga autoritetet malazeze, ka reaguar kryeministri Rama gjatë konferencës së përbashkët ditën e sotme me Abazoviç.
Rama tha se ishte e turpshme ajo që ndodhi, megjithatë falenderoi Abazoviçin për gatishmërinë dhe tha se sipas tij nuk ka pyll pa derra.
“I vetmi fakt që nuk i ndodh edhe Dritanit ajo që ndodhi me Petraq Milos, është se Dritanit i njihet krifa e luanit dhe e njohin, dhe dua të falenderoj se që në momentin e parë e ka telefonuar profesorin dhe i ka kërkuar ndjesën dhe e gjithë kjo është bërë me gjentilesë e urtësi maksimale. Këto janë raste që ndodhin por që shërbejnë si burim frymëzimi. Kjo është arsyeja se përse neve na duhet shumë më tepër bashkëpunim rajonal jo se cdo popull nuk do të ketë derra. Këto janë rastet që mezi presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që ndërpriten marrëdhëniet diplomatiket me fqinjin e radhës. Kjo është arsyeja pse na duhet bashkëpunim pa kufij, jo se çdo popull si çdo pyll do shpëtojë nga derrat e vet ndonjëherë, por sepse sa më shumë hapësira do jetë e përbashkët, aq më pak derrat do mund të ndërhyjnë në marrëdhëniet e vendeve tona”, tha Rama.
Top Channel