Adriatik Luçaj u ankua  në emisionin Fiks Fare se nuk i mbajnë denoncimin në  Komisariatin e Policisë Vlorë, pasi oficeri i policisë gjyqësore Bardhosh Çeloleskaj njeh kërcënuesit.

Ai tregon se ka pasur probleme me ish bashkëshorten me të cilën edhe është divorcuar.

Por sipas tij ka probleme me familjarët e saj, të cilët edhe e kanë kërcënuar, për këtë arsye ai ka shkuar disa herë në ambientet e policisë, por është përcjellë. Kjo me arsyetimin se polici  tek i cili ka dhënë kallëzimin i ka miq kërcënuesit dhe se do fliste ai me ta , ndaj nuk ishte e nevojshme për kallëzim. Ai tregon se ish baxhanaku  e ka kërcënuar dhe i ka thënë të mos u afrohet fëmijëve të tij. Gjithashtu pjesëtarë të tjerë të familjes së ish gruas e ndjekin , por ai tregon se nëse shkon në komisariat sërish denoncimi nuk do t’i mbahet.

“Unë kam vajtur të bëj denoncim dhe s’ma kanë mbajtur, dhe sa herë shkoj polici më thotë merrem unë , merrem unë, nuk mban kallëzim”, thotë Adriatiku.

Fiksi solli me zë dhe figurë të dyja vajtjet e qytetarit pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Vlorë, ku ditën e parë meqë Celoleskaj nuk ndodhej në komisariat i thotë qytetarit të shkojë të nesërmen. Edhe pse ai i tregon se do të bëjë denoncim, punonjësi i shtetit nuk e orienton te një tjetër oficer policie që mund të jetë në ato momente në komisariat.

Por jo vetëm aq edhe të nesërmen kur e takon ai i zotohet se do flasë me kërcënuesit dhe këtë herë qytetari të mos ketë merak.

Madje ai zotohet se do e takojë edhe me ish bashkëshorten edhe me ish baxhanakun kërcënues, por që kjo do të bëhet kur polici i shtetit të ketë kohë. Edhe këtë herë qytetari mbetet pa zgjidhje dhe pa mbrojtje, sepse punonjësi i policisë nuk mban kallëzimin ashtu siç e detyron ligji.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA