Guvernatori i Floridës Ron DeSantis drejt fushatës presidenciale sipas mënyrës së tij

27/02/2023 21:37

Duket gjithnjë e më qartë se guvernatori i Floridës do menaxhojë ambicien e tij presidenciale, sipas mënyrës dhe kushteve të veta.

Ai ende nuk e ka filluar fushatën dhe nseër pritet të promovojë librin e tiuj “Guximi për të qenë i lirë”.

Duket se ai do ta zhfrytëzoja publicitetin e librit për t’iu drejtuar jo vetëm votuesve në shtetin e Floridës, ku ai arriti një fitore të thelle në zgjedhjet e vitit të shkuar, por edhe votuesv e në mbarë vendin në parapërgatitje për të shpallur kandidaturën.

Mediat në Shtetet e Bashkuara e cilësojne atë si një yll në ngritje në betejën për zgjedhjet presidenciale të 2024 edhe pse ai po injoron shumë formave tradicionale të politikës moderne. Ai i ëshhtë shmangur takimit të guvernatorëve republikanë apo udhëheqjes së partisë, dhe madje për këtë edhe është kritikuar privatisht për sjellje arrogante.

“Stili i zotit DeSantis dhe veprimet e tij në detyrën e guvernatorit janë tregues i gatishmërisë së tij për t’u përballur me politikën tradicionale, ndikimin dhe rezistencën që ajo paraqet për të ndryshuar”, thotë David McIntosh, President i ‘Club for Growth’, një grup me ndikim konservator, me bazë në Uashington. Zoti McIntosh e cilësoi stilin e zotit DeSantis si “energjik” dhe la të kuptohet se republikanët janë gati të shkëputen nga ish presidenti Donald Trump.

Ndërsa shmang takime të tilla, zoti DeSantis është shpesh i pranishëm në debatet politike konservatore në televizion. Ai është i vetmi që ende nuk ka nisur fushatën në shtete si Ajova, Nju Hemshër dhe Karolina e Jugut, shtetet e para ku zhvillohet përballja presidenciale mes republikanëve.

Ai ka përplasje herë pas here me shtypin, madje kohët e fundit as nuk e njoftoi shtypëin lokal për një vizitë dhe takime të pazakonta që bëri në tre shtete me organet ligjzbatuese.

Deri më tani, zoti DeSantis, 44 vjeç është ndoshta kërcënimi më i madh ndaj përpjekjeve të ish Presidentit Donald Trump për të siguruar emërimin e Partisë Republikane si kandidat për zgjedhjet presidenciale.

Por zoti DeSantis, duket se nuk ndjen asnjë urgjencë për të hyrë në garën presidenciale të 2024, për të cilën kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën 3 kandidatë republikanë.

Ai po ashtu nuk ka shfaqur interes per t’iu përgjigjur sulmeve të shtuara personale nga zoti Donald Trump, përfshirë ato të përhapura në rrjetet sociale që lënë të kuptohet se zoti De Santis ka kryer veprime të pahijshme ndaj vajzave të mitura kur jepte mësim në një shkollë të mesme, në moshën 20 vjeçare.

Zoti Trump i referohet guvernatorit të Floridës me nofka si “Ron DeShenjtori” ose “Ron Qoftexhiu”.

Përkundrazi, në librin e tij, 44 vjeçari thotë se zoti Trump e ndihmoi të fitonte garën për guvernator të Floridës, në 2018.

“E dija se nëse më prezantonte Trumpi do të ekspozohesha ndaj votuesve tradicionalë republikanë në gjithë shtetin e Floridës dhe kisha shumë besim se do të më gjykonin si një kandidat të mirë, pasi të më njihnin”, shkruan zoti DeSantis, në libër, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta britanike “The Guardian”.

Sam Nunberg, dikur këshilltar i zotit Trump, tanimë kritik i tij, thotë se fakti që ish presidenti i kushton përherë e më shumë vëmendje mund ta ndihmojë guvernatorin e Floridës, duke e shndërruar atë në kundërshtarin më të fortë të tij.

Si dëshmi e forcës së tij poltike zoti De Santis po sulmohet përherë e më shumë nga kundështarë brenda radhëve të republikanëve. Mes tyre, guvernatori i shtetit Nju Hemshër, Chris Sununu I cili publikisht e ka kritikuar zotin DeSantis për ndëshikimon e kompanive private, siç është kompania Disney. Sot guvernatori DeSantis nënshkroi një ligj për të vënë nën kontrollin e tij rajonin me të njejtin emër Disney, që vetë-qeverisej, për shkak të një mosmarrëveshje me të lidhur me përdorimin ose mos përdorimin e fjalës “homoseksual”. Po ashtu kritika të hapura atij i ka bërë edhe governatorja e Dakotës së Jugut, duke e akuzuar se mbi abortin nuk ka qenë aq konservatore sa duhet./Voa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA