
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Një nga banoret e cila edhe pas daljes po komentohet dhe ka fituar vëmendjen e publikut është Efi.
E duket se loja e saj brenda shtëpisë është pëlqyer shumë duke fituar zemrën e ndjekësve të cilët së fundmi kanë bërë një editim shumë ‘funny’ duke vendosur fytyrën e Efit në ‘letrën e lekut’.
“Edhe këtë nuk e kisha parë“- shkruan Efi.
Top Channel