Dy qytetarë të infektuar me Covid gjatë 24-orëve të fundit, katër të shtruar në spital

27/02/2023 18:32

Dy qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 nga 130 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dy rastet pozitive kanë rezultuar në Bashkinë e Durrësit dhe Vlorës.

Janë 141 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,751 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 130

Testime totale 2,039,684
Raste pozitive 333,490
Raste të shëruara 329,751
Raste Aktive 141
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 117
Fier 7
Vlorë 5
Berat. 3
Korçë. 3
Lezhë. 2
Shkodër. 2
Durrës. 2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA