Avioni i Putinit sulmohet me dron: Shkatërrohet pjesa e përparme!

27/02/2023 16:01

Një aeroplan zbulimi i Vladimir Putinit, vlera e të cilit mbërrin në rreth 300 milionë euro, është shkatërruar në një sulm me dron pranë Minskut sipas mediave britanike, që citojnë për këtë lajm pohimet e një grupi pro-ukrainas në Bjellorusi.

Daily Mail thotë se partizanë bjellorusë dhe anëtarë të opozitës në mërgim të vendit insistojnë se kanë dëmtuar një avion ushtarak rus A-50 në një mision sekret. Dy bjellorusët që kryen operacionin përdorën dronë, sqaroi  pohoi Franak Viacorka, këshilltar i lideres opozitare bjelloruese Sviatlana Tsikhanouskaya, duke shtuar se ata vetë tashmë janë larguar nga vendi dhe janë të sigurt.

Sipas raporteve, pjesa e përparme e ajo qendrore e AWACS Beriev A-50U si dhe antena e radarit u dëmtuan keqas nga dy goditje që mori avioni i shtrenjtë rus. Shtypi britanik e thekson se pretendimet për sulmin me dron nuk janë verifikuar dot në në mënyrë të pavarur, dhe ndërkohë nuk ka pasur ndonjë  konfirmim zyrtar nga Rusia apo Bjellorusia e asnjë përgjigje të menjëhershme nga ministritë e tyre të mbrojtjes.

Banorë të zonës megjithatë dëshmojnë se kontrolle të mëdha janë zhvilluar nga policia dhe shërbimet e sigurisë pranë Machulishchi në rajonin e Minskut. Që nga fillimi i pushtimit rus një vit më parë, ka pasur disa akte sabotimi në Bjellorusi dhe në rajonet ruse në kufi me Ukrainën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA