Anglezët pa fruta dhe perime! A mund ta plotësojë Shqipëria vendin bosh që la Maroku?

27/02/2023 15:35

Britania e Madhe është duke kaluar momentalisht në një krizë të rëndë për furnizimin me disa produkte zarzavatesh dhe frutash, kryesisht domate, tranguj, apo sallatra, sakaq 4 supermarketet më të  mëdha kanë vendosur kufizime në numrin e produkteve që mund të blejnë konsumatorët.

Si shkaqe citohen moti i keq në vende si Spanja apo Maroku, nga ku vijnë 25 për qind e domateve për tregun britanik, por edhe Brexit. Kjo situatë krijon mundësira tregtie edhe nga vende të tjera që nuk janë në BE, si Shqipëria, në të njëjtën gjerësi gjeografike si Maroku, i cili nuk është në BE, apo vend kandidat për në BE,  por  që ka pasur historikisht marrëveshje tregetare me Britaninë.

Katër nga supermarketet më të mëdha britanike kanë vendosur racionimin për blerjen e disa lloje zarzavatesh, dhe frutash, për shkak të mungesave të theksuara në treg, produkte që vijnë nga vende mesdhetare si Spanja dhe Maroku, të cilat kanë pasur një mot të pa favortë për kultivimin e tyre. Nga Moroku, Britania merr  25 përqind të domateve, dhe 20 për qind nga Spanja.

Por në tregun britanik mungojnë, trangujt, specat, apo edhe sallatrat dhe patlixhanët. Për këto mungesa fajësohet edhe moti, por edhe Brexit. Por a mundet vende të tjera me mote ngjashëm dhe distanca të njëjta udhëtimi drejt Britanisë, si nga Spanja dhe Maroku, që janë në të njëjtën gjerësi gjeografike si Shqipëria që mund të prodhojë me shumicë produkte të tilla, që të gjejnë hapësira  marrëveshjesh tregtare me një vend si Britania, që nuk është në BE, ashtu si edhe Maroku?

Jo pak produkte nga Shqipëria mbërrijnë në tregun britanik. Dhe atë që bën Maroku mund ta bëje shumë mirë edhe Shqipëria, nëse kjo e fundit tregohet më proaktive në diplomacinë ekonomike me një vend qe ka nevojë jo vetëm për emigrantë dhe ata shqiptarë nuk i pranojnë dhe i kthejnë mbrapsht, por edhe për produkte bujqësore, të ardhura nga një vend me diell, për të cilat ka nevojë. Diplomacia e mirfilltë shqiptare në Britani edhe mund të mos ketë shumë hapësira, për faj të saj ose jo, por diplomacia ekonomike, padyshim që ka, dhe këto zhvillime janë shembuj të mos aplikimit të saj me këtë vend, në distance të njëjtë gjeografike siç është edhe Spanja apo Maroku.

Top Channel