Më shumë anestezitë, reanimatorë ,mjekë pediatër, familjeje e mjekë urgjence do të specializohen këtë viti.
Universiteti i mjekësisë ka publikuar kuotat e pranimit për ata që duan të ndjekin ciklin e studimeve të specializuara, ku specialitet kanë nga 20 kuota pranimi.
Për shkak të trendeve të fundit kandidatët kanë të preferuar dermatologjinë ndonëse ka vetëm 5 kuota pranimi.
“Ka rënë kërkesa për kirurgji por është shtuar për dermatologji që më parë nuk e preferonin”, tha Prof. Drt. Arben Gjata-rektor i UMT.
Rektori i Universitet tha se një degë e re hapet në mjekësinë dentare ndërkohë në masterin profesional që hapet së shpejti do të ketë në teknikë dentare do te ketë diploma të përbashkëta me universitetin e Peskares.
“Hapet ortodonci, master profesional për impinatologji dhe teknik dentare”, u shpreh Gjata.
Këtë vit do të nisin të specializohen 325 studentë të mjekësie të cilët nuk duhet të kenë më pak se 380 pikë të grumbulluara nga testi i informatizuar plus pikët e mesatares.
Top Channel