Shqiptarët e përshkruajnë tashmë jetën e tyre në dy periudha, në kohën para Big Brother-it dhe pas tij. 

Rrugët e boshatisura dhe zërat e banorëve të Big Brother Vip që dëgjohen nga banesat e shqiptarëve gjatë spektaklit më të suksesshëm televiziv çdo të martë dhe të shtunë, kanë krijuar një epidemi të re në vend. Gara e personazheve publike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka përfshirë emocionalisht edhe audiencën jashtë. Aq sa një ndeshje futbolli nuk ka më interesin e burrave shqiptarë kur fillon moderimin e programit Arbana Osmani. Teksa duket se edhe jeta e sipërmarrësve ka ndryshuar, disa prej të cilëve janë detyruar të mbyllin bizneset më herët se ora 21:00, ndërsa ka të tjerë që edhe pse i mbajnë hapur nuk kanë njerëz si zakonisht.

“Ja efekti i big brother, është boshatisur. As çuna, as goca në palestër, do stërvitem vetë”, thotë instruktorja Rezarta Fataj.

Rezarta prej 10 vitesh ka hapur një palestër e punon instruktore fitness-i aty, ajo tregon se si asnjë vit më parë, njerëzit janë fiksuar me “Big Brother VIP 2”, aq sa puna gjatë netëve të spektaklit paralizohet dhe ajo stërvitet e vetme në sallat bosh, po duke mos i hequr sytë nga spektakli.

“Djem, vajza të gjithë lahen shpejt që në 9 të jenë në shtëpi. Para big brotherit nga ora 6 deri në 10 të natës ishte plot, tani asnjë këmbë njeriu… janë fiksuar njerëzit që kur ka filluar Big Brother, thotë Fataj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA