Vrasja e kenianes në Tiranë/ Policia shoqëron shoferin e kazinosë pas përgjimeve

25/02/2023 16:20

Megjithë një urdhër kontrolli të lëshuar nga gjykata, përgjimet disa orëshe dhe dyshimet mbi emra konkretë, policia dhe prokuroria vijojnë të jenë në dilemë se çfarë ndodhi orët e fundit me Joy Ayoko , 22 vjeçaren që u gjet në gjendje të rëndë poshtë shtëpisë ku jetonte me qera.

Duke tentuar ti afrohen të vërtetës hetuesit kanë  shoqëruar sërish në komisariat Rodi Barçin , 32 vjeçarin që u pyet nga oficerët për marrdhënien që ai ka patur me Joyin. Por siç bëjnë me dije burimet, Barçi shoferi i kazinosë i lakuar nga shoqet e të ndjerës se kishte raport personal ka këmbëngulur se ai thjesht kujdesej për të.

Për disa orë  Barçi është pyetur nga policia duke dhënë deklaratën e tij, ndërsa më herët janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë që punonin në të njëjtën kazino me Joyn.

22 vjeçarja udhëtoi për një jetë më të mirë nga Kenia në Shqipëri në shkurt 2022,  por në 14 gusht ajo u gjet pa ndjenja nga shoqja e saj. Për shkak të frakturave të shumta nga gushti deri në shkurt 2023 Joy ishte në koma në spitalin e traumës dhe më 13 shkurt 2023 , Joy  u raportua e vdekur nga familja e saj në Kenia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA