Dy 33 vjeçarë janë vënë pranga për vepra të ndryshme penale.
Kështu A. T., është vënë në pranga pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
33 vjeçari tjetër është vënë në pranga pasi ishte i shpallur për në kërkim. S. M., banues në Lushnje, akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Gjithashtu raportohet se gjatë natës në rrugën “Ali Demi, është vjedhur një shumë parash, në një zyrë. Po punohet për identifikimin e autorit ose autorëve.
Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin S. M., 33 vjeç, banues në Lushnjë, shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme”. — Më datë 25.02.2023, në rrugën “Ali Demi”, gjatë natës, është vjedhur një shumë parash, në një zyrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel