Një person arrestuar dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij për shpërndarje heroinë në Fier.

Në pranga ra A. M., 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim E. K., 33 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik të jatë kontrollit fizik të 43-vjeçarit, u gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e E. K. u gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

“Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta. Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kapet në flagrancë njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

Sekuestrohen dy pako të mbushura me dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar narkotike heroinë, shuma parash në euro dhe dollarë ( 13 750 euro dhe 400 dollarë) të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 33 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Ëeekend”, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. M., gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit E. K. gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA