Një drejtues automjeti është gjobitur me 40 mijë lekë të reja në Pogradec, pasi ka qarkualluar me shpejtësi në trotuar në një zonë të banuar.
Policia thotë se pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, në trotuar, në zonë të banuar, në Pogradec, konkretisht në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”, u identifikua dhe u gjobit shtetasi D. S.
Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3 dhe 8 të Kodit Rrugor, në bazë të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998, ndaj D. S. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se aktualisht automjeti nuk posedohet nga D. S, por nga një shtetas tjetër.
Top Channel