Asociacioni i komunave me shumicë serbe është padyshim një temë e vështirë për kryeministrin e Kosovës, por me sa duket, Albin Kurti e ka të pamundur t’i shmanget një zgjidhjeje që kërkon sakrifica.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, iu rikthye çështjes se shndërruar në një gjemb në shpinën e Prishtinës zyrtare, duke pohuar se tani, është koha për të diskutuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Chollet e rrëfeu në Twiiter se ia ka kërkuar këtë gjë Kurtit pas një bisede të zhvilluar të premten.

“Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që i kanë arritur në kuadër të dialogut, përfshirë përparimin drejt themelimit të Asociacionit”, ka shkruar zyrtari i lartë amerikane. Kosova dhe Serbia e arritën marrëveshjen e bashkësisë së komunave serbe në 2013, por në 2015-tën, Gjykata Kushtetuese e Kosovës doli në përfundimin se ajo ujdi, nuk ishte në harmoni të plotë me dokumentin themeltar të vendit.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por ekzekutivi Kosovar e ka bërë të qartë kundërshtinë e tij ndaj një asociacioni njëetnik. Biseda Chollet -Kurti është zhvilluar tri ditë para takimit të konfirmuar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçic, me ndërmjetësim të Bashkimit Europian.

Në postim thuhet se ai ka përmendur sërish mbështetjen amerikane për një takim konstruktiv, që konfirmon përkushtimin e palëve ndaj propozimit të BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA