“Jam shtatzënë!”/ Deklarata e papritur e Denata Toçes shtang Arben Skënderin

25/02/2023 18:48

Arben Skënderi dhe bashkëshortja e tij Denata Toçe të ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel rrëfyen historinë e tyre të dashurisë dhe treguan nga jeta e tyre personale.

Denata vendosi t’i bëjë një shaka bashkëshortit të saj duke i thënë se është shtatzënë. Arbeni nga ky lajm mbeti aq i shtangur sa derdhi edhe lot.

Denada: Unë e di që ti ke pritur shumë kohë që të kesh një vajzë, po të të them që unë jam shtatzënë?

Arbeni: Fantastike, një në dy është ajo, një shans është ta kem një gocë, ku i dihet.

Denada: Domethënë je gati ti?

Arbeni: Po jam gati.

“Je okay domethënë, je i lumtur”, e pyet moderatoria ndërsa Arbeni dukej paksa i hutuar.

“Totalisht”, përgjigjet ai.

“E mora vesh sot, jam shtatzënë!”, ishte kjo fjalia e Denatës që e bëri Arbenin të qaj.

Denata më pas i kërkoi falje dhe i tregoi të vërtetën duke thënë se ishte një shaka në bashkëpunim me produksionin.

“Është një ndër gjërat që ai ka merak. Nuk është vajza në vetvete. Beni i adhuron kalamajtë. Ne po të kishim pasur mundësi, ma kujton përherë atë dyvjeçarin: ‘Më ke humbur dy vite kohë’. Ato dy vite kohë do kishim pasur një vogëlush më tepër. Pak rëndësi ka është djalë apo vajzë, Beni është shumë i lidhur me kalamajtë”, tregon Denata për bashkëshortin e saj.

“Thjesht kaloj kohë me ta dhe është një ndër investimet më të bukura që bën çdokush”, shprehet Arbeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA