Ministri i Administratës Publike në Itali tha gjatë një interviste se do të vendosin shpejt për heqjen e aplikacionit Tik Tok nga celularët e të gjithë punonjësve të administratës publike.

Ai u shpreh se po analizojnë rreziqet reale për sigurinë kombëtare. Aplikacioni kinez Tik Tok është vënë në qendër të dyshimeve si në Bruksel ashtu edhe në Uashington.

Ultimatumi që vjen nga Brukseli mund të kthehet në rregull edhe në Itali. Pas kërkesës zyrtare të Komisionit të BE-së drejtuar punonjësve të saj për të çinstaluar aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre celularë  “për të mbrojtur të dhënat tona” , sipas asaj që ishte parashikuar nga gazeta Repubblica, qeveria italiane nga ana e saj do të ishte gati të hapte një hetim për aplikacionin TikTok.

Ndër opsionet në diskutim është bllokimi i aplikacionit kinez në të gjitha pajisjet e punonjësve të shtetit.

Ditët e fundit, Komisioni Evropian u kishte kërkuar punonjësve të tij që të çinstalonin aplikacionin nga telefonat e tyre celularë deri më 15 mars, duke përmendur “shqetësimet për sigurinë” e të dhënave.

Top Channel