Çmimet ‘At Zef Pllumi’/ Juria vlerëson shkrimtarin Andreas Dushi me romanin “Në besë të tatuazhit tënd”

25/02/2023 15:47

Është mbajtur në Lezhë, Konkursi Ndërkombëtar i Ndarjes së Çmimeve e At Zef Pllumi në letërsi ku konkurruan 26 autorë me 27 vepra letrare si roman, publicistike dhe memorualistike.

Në ndarjen e çmimeve ishte e pranishme Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të librit dhe leximit, znj. Alda Bardhyli, e cila theksoi rëndësinë që ka letërsia në kontributin për progresin e shoqërisë.

“Përpjekja për të memoriarizuar figurën e At Zef Pllumit në një konkurs mbarë kombëtar është nxitje për letërsinë, por është po kaq e rëndësishme se forma më e mirë për të kontribuar në progresin e shoqërisë është kultura dhe letërsia është arti më superior”, tha Bardhyli.

Duke iu referuar librit dhe kujtesës që krijon ai, kryetarja e jurisë, poetja Flutura Açka, tha se çmimet At Zef Pllumi janë dinjitoze për çdo shkrimtar  dhe një çmim mbi kujtesën pasi kjo është gjëja më e rëndësishme dhe kemi bërë shumë pak në këtë drejtim.

Juria e përberë nga kryetare Flutra Acka dhe anëtarë Tonin Çobani dhe Arben Prendi vlerësuan me Çmimin At Zef Pllumi në roman shkrimtarin Andreas Dushi me romanin “Në besë të tatuazhit tënd”, në publistikë me këtë çmim u vlerësua shkrimtarja Eleni Laperi me librin “Kol Indromeni, themeluesi i artit shqiptar”, ndërsa në memuarilistikë çmimi At Zef Pllumi iu akordua Xhavit Bushatit me librin “Pikëllima”.

Ne këtë edicion pati edhe çmime nderi gjithashtu u dhanë edhe tre çmime karriere që iu akorduan për roman Gjergj Jozef Koles me Treni në fillim të botës për zhanrin roman, Qerim Vrionit me librin “Shqetësime qytetare”, në publicistikë dhe në memuarilistikë ky vlerësim iu akordua Mark Aliaj me librin Kodra e Guxhave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA