Anthony Albanese është bërë kryeministri i parë në detyrë i Australisë që merr pjesë në paradën e homoseksualëve Mardi Gras në Sydney, një nga ngjarjet më të mëdha të këtij lloji në botë.
Turma të mëdha mbushën rrugën Oxford të qytetit më shumë se 12,000 pjesëmarrës. Femra e parë homoseksuale në parlamentin e Australisë, gjithashtu mori pjesë në festime. Anëtarët e partive të tjera, duke përfshirë të Gjelbërit dhe Liberalët, erdhën gjithashtu për të treguar mbështetjen e tyre.
Është hera e parë që parada mbahet në formën e saj tradicionale që nga viti 2019 për shkak të kufizimeve të Covid.
“Kjo është një festë e Australisë moderne,” tha zoti Albanese.
Ai shtoi se ishte “fatkeqësi” që ai ishte lideri i parë i vendit që marshoi në paradë ndërsa ishte në detyrë.
“Njerëzit duan të shohin se qeveria e tyre është gjithëpërfshirëse dhe përfaqëson të gjithë, pavarësisht se kë duan, pavarësisht nga identiteti i tyre, pavarësisht se ku jetojnë”, shtoi ai.
Prania e kryeministrit u përshëndet me brohoritje.
Parada e Mardi Gras ka nisur që nga viti 1978 dhe ka ardhur si rezultat i një proteste që shënon përvjetorin e trazirave të Stonewall – një kryengritje nga anëtarët e komunitetit LGBT në Nju Jork më shumë se 50 vjet më parë.
Liderë të tjerë botërorë që kanë marrë pjesë në parada e krenarisë në të kaluarën përfshijnë kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe ish-homologen e tij të Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Top Channel