Një aksident ka ndodhur në Vlorë, ku ka mbetur një i plagosur.
Një 36 vjeçare B. K., me automjet tip “Volkswagen” përplasi një motomjet me drejtues një 30 vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 në lagjen “Kushtrimi”. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar 30 vjeçari M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Vlorë/ Informacion paraprak. Rreth orës 11:20, në lagjen “Kushtrimi”, një automjet tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B. K., 36 vjeçe, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. F., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel