“5 muajt e humbur të një jetë në arsim”, beteja e mësuesit pensionist me sistemin
17 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID gjatë 24 orëv të fundit në vendin tonë.
Nga 352 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 10 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Himarë.
Janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,725 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Statistika ( 25 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 352
Testime totale 2,039,387
Raste pozitive 333,483
Raste të shëruara 329,725
Raste Aktive 160
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 127
Fier 8
Vlorë 7
Berat. 5
Shkodër. 5
Lezhë. 4
Korçë. 3
Durrës. 1
Top Channel