Gjykata e Elbasanit rrëzon sot kërkesën e Prokurorisë për të vendosur masën arrest shtëpie 6 efektivët “Shqiponja” për ngjarjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 Prill 2021.
Aktualisht policët janë në masën detyrim paraqitje. Sipas prokurorisë, policet kishin informacion se struktura për mbrotjen e votës në PD lëvizte e armatosur dhe nuk mori masa.
Mbrojtja ndërkohë e konsideron absurde kërkesën për lënien në arrest të policëve të repartit ”Shqiponja”.
Mbrojtja thotë se informacioni i marrë nga salla operative e policisë kalon sipas hierarkisë se këtij institucioni dhe nëse do të hetohet për reagimin ose jo ndaj këtij informacioni, hetimi duhet të nisë nga strukturat drejtuese të policisë dhe të përfundojë tek policët e thjeshtë.
Top Channel