Vizitorët nga jashtë, 94% më shumë/ Shifrat e janarit tregojnë rritje, 544 mijë shqiptarë udhëtuan jashtë

24/02/2023 15:39
Foto Ilustruese

Në janarin e këtij viti 377 mijë shtetas të huaj erdhën në vendin tonë, një rritje me 94 % nga një vit më parë dhe një fillim viti i mbarë për sektorin turistik në vend.

Ndërkohë edhe numri i shtetasve shqiptarë që hynë në vend erdhi me rritje 73% nga një vit më parë. Në total ishin rreth 830 mijë persona që lëvizën në kufijtë e vendit.

Edhe shqiptarët që dalin jashtë shtetit kanë pasur rritje me 45,8%, duke treguar gjithnjë e më shumë preferencën e qytetarëve për të zhvilluar pushime dimërore jashtë vendit.

Në shifrat e INSTAT tregohet se rreth 95 % e shtetasve të huaj që erdhën në vend ishin nga Europa. Numri më i madh i tyre erdhi nga Europa Jugore, ku përfshihen vende si Italia, Greqia, Kosova, Spanja, Portugalia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi  dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë pas tyre vijnë vizitorët nga Europa Perëndimore, ku përfshihen vendet më të industrializuara të kontinentit si Franca dhe Gjermania dhe më pas Europa Qendore, me polakët që kryesojnë renditjen.

7 mijë shtetas të huaj erdhën nga Amerika, ndërsa edhe shtetasit nga Azia Lindore dhe vendet e Paqësorit u dyfishuan në numër këtë janar.

Sipas INSTAT vizita e të huajve për qëllime personale dhe pushime u rrit me 96%, ndërsa ato për arsye biznesi dhe profesionale me 22.5%

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA