Tirana është me Ukrainën! Marshim solidariteti në kryeqytet, pjesë u bënë ambasadorë e politikanë

24/02/2023 15:21

Një vit nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës, Tirana marshoi në formë solidarizimi për të drejtën e çdo qytetari për të qenë i lirë.

Krahas dhjetëra qytetarëve shqiptarë, pjesë u bënë edhe ukrainasit që janë strehuar në vendin tonë.

Ndonëse ata vet janë larg luftës, pasiguria për jetën e familjareve qe ndodhen ende në Ukrainë i shoqëron gjatë gjithë kohës.

Ne kemi miq këtu në Shqipëri që na ftuan për të qëndruar, na dhanë apartamentin e tyre, dhe tashme ne jemi të sigurt. koha që qëndruam në Ukrainë ishte shumë e vështirë, çdo dite bini sirena, bombat, ishte e tmerrshme për ne për fëmijët. Unë kam familjet atje, vëllanë, motrën dhe prindërit po ashtu edhe miqtë tanë, shumë njerëz kanë qëndruar ne Ukrainë. Çdo dite ne komunikojmë me ta po jemi te shqetesuar sepse çdo dite diçka ndryshon, raketat bien çdo ditë ne Ukrainë. Do doja të falënderoja popullin shqiptar që na ndihmoi dhe strehoi”- shprehet ukrainsja Alyona Shalenko.

Edhe unë kam familjen në Ukrainë, prindërit e mi ndodhen atje. Është e tmerrshme ç’ka po ndodh, ne jemi të sigurt tani por zemra jonë është në Ukrainë. Ukraina duhet të fitojë sepse ka te bëjë me lirinë dhe të ardhmen tonë”- thotë ukrainsja Dasha Titomir.

Me duart të kapura së bashku e me flamuj ukrainas, vijoi marshimi nga rruga “Ukraina e Lirë” deri tek bashkia e Tiranës, ku pjesë u bënë ambasadorë e politikanë.

Ambasadori i ukrainës,Volodymyr Shkurov shprehu mirënjohjen e tij nga vendit tonë si dhe kërkoi një minutë heshtje për viktimat e rënë në lufte.

Ukraina tashmë është e mbuluar në gjak po vijon të luftojë. Falenderoj popullin shqiptar për ndihmën humanitare të fuqishme ndaj popullit ukrainas”– tha Shkurov.

Ambasadorja Yuri Kim tha se Shba janë në krah të popullit ukrainas.

Vetëm pak ditë më parë presidenti Biden shkoi në Kiev dhe nuk duhet të jetë asnjë dyshim se ku qëndrojnë SHBA. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Nuk duhet të ketë dyshim që ne do të jemi me popullin e Ukrainës, për sa kohë të nevojitet. Presidenti Biden i kujtoi botës se Putini e kishte gabim kur mendonte se Ukraina ishte e dobët, apo se perëndimi ishte i përçarë. Perëndimi është si asnjëherë më parë i bashkuar. Populli i Ukrainës kanë mundur t’ia dalin mbarë pavarësisht të gjitha sfidave”- u shpreh ambasadorja Kim.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu solidaritetin me Ukrainën.

Në ditën e sotme mbizotëruan mesazhet për paqe dhe solidaritet ndërsa dëshira më e madhe e popullit Ukrainës është përfundimi i luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA