Shtëpia iu dëmtua nga tërmeti/ Qytetari denoncon në “Ti Raporton”: Bashkia nuk ka vlerësuar dëmin, s’kemi marrë asnjë ndihmë
24/02/2023 18:18
Dhjetëra shtëpi janë dëmtuar në Dibër nga tërmeti i një muaji më parë. Disa familje ankohen se nuk janë dëmshpërblyer ende.
Në “Ti Raporton”, një qytetar nga Ostreni, shkruan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia.
“Shtëpia i përket familjes së Fatmir Jashrit. Kur kanë shkuar nga bashkia, kanë thënë nuk kemi çfarë të bëjmë, do ta vlerësojmë dëmin, por nuk kanë sjellë asnjë ndihmë”, shkruan ai.
Ai kërkon që bashkia Bulqizë të dërgojë ekspertët që të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe të dëmshpërblejë familjen.
Top Channel