Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë për të marshuar në një vjetorin e luftës së Ukrainës.

Veç qytetarëve shqiptarë, ka dhe ukrainas të pranishëm. Marshimi nisi nga rruga “Ukraina e Lirë: deri në bashkinë e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ftoi qytetarët, që sot të bëhen pjesë e manifestimit në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas ndaj makinerisë ruse.

“24 shkurti shënon një vit nga nisja e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës!
Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë i lirë.
Ju ftoj të jemi bashkë gjatë manifestimit, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas kundër agresionit rus. JEMI ME JU! Ora 12:00, rruga “Ukraina e Lirë” – Bashkia Tiranë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në rrjetet sociale”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA