Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Moska mund t’i sigurojë Iranit avionë luftarakë dhe pajisje të tjera ushtarake në këmbim të më shumë mbështetjes nga Teherani.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se SHBA-ja ka informacione se Irani dërgoi artileri dhe raunde tankesh në Rusi gjatë muajit nëntor.
Sipas Sky News, ai u shpreh se Rusia po ofronte në këmbim bashkëpunim në mbrojtje, duke përfshirë raketat, pajisjet elektronike dhe avionët luftarakë.
“Irani po përpiqet gjithashtu të blejë helikopterë sulmues, radarë dhe avionë stërvitor luftarak nga Rusia“, tha ai.
Mendohet se Teherani i ka ofruar Rusisë dronë të cilët janë përdorur për të nisur sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Irani ka mohuar se ka furnizuar dronët për përdorim në konflikt, dhe në vend të kësaj i ka ofruar teknologjinë Rusisë përpara fillimit të luftës.
Top Channel