Është regjistruar rekordi më i ri në librin e rekordeve Guinness për puthjen më të gjatë nën ujë, që u arrit nga një çift që deshën të inspirojnë të tjerët të dashurohen në oqeane.

Puthja e tyre zgjati plotë katër minuta e gjashtë sekonda kur 40-vjeçari Beth Neale nga Afrika e Jugut dhe e fejuara e tij 33-vjeçe Miles Cloutier nga Kanadaja, nuk e patën edhe aq problem ta arrijnë këtë brenda një pishine në resortin Lux South Ari Atoll në Maldive.

Rekordi i mëparshëm ishte tre minuta e 24 sekonda, që ishte arritur nga Michele Fucarino dhe Elisa Lazzaian, që u thye pas 13 viteve. Dyshja që arritën rekordin e ri ishin takuar pesë vite më parë. Neale tha se deshi të sfidohet për të inspiruar të tjerët, që çiftet e reja të ndajnë dashurinë e madhe për botën nënujore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA