Mesazhe paqeje janë përcjellë nga Prishtina në një vjetorin e agresionit rus mbi Ukrainën.

Bashkë me gazetarët ukrainas, rezident në Kosovë u dënua edhe një herë lufta e paprovokuar mbi popullin ukrainas. Olena Solodovnikova qe katër muaj vazhdon punën e saj nga Kosova, por me qëllimin e njëjtë, t’i tregojë botës për agresionin rus.

“Është mundësi shumë e mirë për neve që të vazhdojmë punën, të marrim projekte të reja e të tregojmë përmasat e asaj se çfarë po ndodhë. Do vazhdojmë të luftojmë për vendin tonë, deri sa rusët të ndalojnë pushtimin”, tha Solodovnikova.

Në Kosovë Solodonvikova ndodhet me vajzën e saj e nga kjo luftë ka humbur edhe bashkëshortin, për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor.

“Dua t’i tregoj gjithë botës se Ukraina është hapi i parë i pushtimit rus, do të vazhdojë me vendet e tjera. U bëj thirre të ndihmojnë që të arrihet liria në Ukrainë dhe të ndalet agresioni rus”, shtoi ajo.

Prishtina është mbushur me flamujt verdhë e kaltër për t’u solidarizuar me Ukrainën. Si popull që jo shumë kohë më parë është përballur me luftën, Kosova është në mbështetje të plotë të popullit ukrainas.

“Populli i Kosovës është bashkuar me Evropën në këtë aspekt duke strehuar gazetarët ukrainas dhe kanë qëndruar përkrah nesh dhe Evropës dhe keni ofruar gjithçka për ukrainasit”, tha Ambasdori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në kryeqytet me thirrjen “Ukraina e lirë” ndizen edhe qirinj për të kujtuar viktimat e agresionit rus në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA