Patentat, dyndje te mjeku! Rritja e çmimit shkakton fluks në poliklinikën e Korçës
24/02/2023 10:23
Prej disa ditësh në poliklinikën e qytetit në Korçë është krijuar radhë dhe fluks qytetarësh.
Dhjetëra qytetarë janë dyndur drejt këtij institucioni për të aplikuar për dokumentacionet mjekësore të patentës.
Duket se fluksi është shtuar për shkak se tarifa e marrjes së patentës pritet të rritet, dhe të rinjtë kanë aplikuar që tani për të mos u përballur me tarifën e re.
Jashtë kamerave, qytetarët pranojnë se presin me orë të tëra për të kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që situata vijon të jetë problematike për shkak të radhëve të gjata.
Top Channel