Një vit luftë/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Jeta është një ferr i gjallë për popullin e Ukrainës

24/02/2023 16:46

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, deklaroi se prej një viti jeta është një ferr i gjallë për popullin e Ukrainës.

“Rreth 17.6 milionë njerëz, gati 40% e popullsisë së Ukrainës, kërkonin ndihmë dhe mbrojtje humanitare”, tha ai.

Guterres shtoi se 40% e njerëzve në Ukrainë nuk janë në gjendje të përballojnë furnizimet me ushqime.

“Më shumë se tetë milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në të gjithë Evropë, ndërsa 5.4 milionë janë të zhvendosur brenda vendit“, u shpreh ai.

Shefi i OKB-së shtoi se miliona njerëz tani po vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik pas sulmeve tragjike prej një viti.

Ai iu drejtua më pas situatës rreth termocentraleve bërthamore, duke kërkuar që të krijohen zona sigurie për të shmangur fatkeqësitë.

“Këto kërcënime janë të papranueshme. Ne duhet të parandalojmë përshkallëzimin e mëtejshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA