Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh nga Hiroshima Rusisë në një vjetorin e luftës në Ukrainë.
Gjatë vizitës që Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Japoni, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, kreu i shtetit shqiptar u ndal në Hiroshima ku vendosi një buqetë me lule në Memorialin Përkujtimor të Paqes si dhe vizitoi Muzeun Përkujtimor të Paqes.
“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh por ja ku jemi sot, 1 vit rezistencë, arritje, nën lidershipin guximtar të presidentit Zelensky.
Me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë se e gjithë Rusia nuk mund ta fitojë luftën. Ja ku jemi këtu, dëshiroj të shtoj që kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike.
Shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje të dështojë”, tha Rama.
Top Channel