I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë ta pranojnë planin e zbatimit të propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve gjatë raundit të ri të dialogut në Bruksel.

Të hënën, takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç takohen në kryeqytetin belg në prani të shefit të diplomacisë europiane Josep Borrell.

“Plani, që besoj se do të pranohet të hënën, do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët. Nuk është një marrëveshje e përkohshme. Pas kësaj do të vazhdojë procesi i normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve, që duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përpara se Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug. 

Në takimin e së hënës do të diskutohet për afatet e zbatimit të propozimit evropian. Lajçak ka theksuar, se propozimi i BE-së nuk është i negociueshëm.

“Gjithçka për të cilën biem dakord nën ndërmjetësimin tim, nuk ka vetëm pjesën politike, por edhe atë që flet qartë se kush është përgjegjës për çfarë, në çfarë afati, kështu që kjo është edhe pjesë e propozimit tonë që do ta diskutojmë të hënën. Pra, plani i zbatimit. Do të kemi të përcaktuar konkretisht se çfarë dhe në cilat afate duhet të bëhet dhe BE-ja do të luajë një rol qendror në monitorimin e përmbushjes së këtyre detyrimeve”, tha Miroslav Lajçak.

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, foli të enjten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dialogun Kosovë-Serbi , ku përcolli mesazhin se “ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është një moment vendimtar”.

“Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse”, tha Borell.

Kurti deklaroi një ditë më parë se propozimi europian nuk është produkt i negocimit, por se ai është krijuar nga aleatët e Kosovës si paketë që paketë që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, që përmban njohjen de-facto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA