Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku ka mbetur i lënduar rëndë një person i cili ka qenë duke udhëtuar me motor.

Dëshmitaret bëjnë me dije se një lopë i ka prerë rrugën, çka ka bërë drejtuesin të humbë kontrollin e mjetit.

Nikolim Gjergji është transportuar fillimisht në spitalin e Lezhës, por nga plagët e shumta është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA